Paga e administratës/ Ibrahimaj shpjegon fazat: Deri në 2024 do ketë rritje nga 30-61%

schedule15:26 - 7 Prill, 2023

schedule 15:26 - 7 Prill, 2023

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një interviste për ABC News, tha se deri më 2024 pagat e administratës do të rriten mesatarisht nga 30-61 për qind.

Ajo theksoi se kjo do të bëhet me dy faza, ku faza e parë përfshin rritja e pagave pas miratimit të ligjit nga Parlamenti, ndërsa rritja e dytë do bëhet pas 1 korrikut të vitit 2024.

“Sot, në Këshilli e Ministrave miratuam një ndryshim për ligjin për pagat dhe shpërblimet. Ky ligj parashikon pagën e presidentit të Republikës si majën e hierarkisë të institucioneve shtetërore. Ka qenë një vendim, i cili ka kohë që punohet në ministri dhe kryeministri dhe rritja e pagave është një qëllim që ka qenë me ne prej kohësh. Me miratimin e këtij ligji dhe miratimit të VKM, që do dalin pas miratimit të ligjit në Parlament, ne do të kemi rritje të konsiderueshme të pagave. Rritja e pagave do jetë e shtrirë në dy kohë. Rritja e parë do jetë në miratimin e ligjit dhe rritja e dytë do jetë në korrik të vitit 2024. Pagat e administratës publike do të rriten me një nivel mesatarisht, nga 30-61%.”, tha ministrja./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!