“Padrejtësi!” Një shqiptar i vë flakën vetes para selisë së Parlamentit Europian

schedule20:47 - 14 Janar, 2020

schedule 20:47 - 14 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Strasburg përpara selisë së Parlamentit Europian. Një burrë rreth 39-vjeç është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Mediat e huaja raportojnë se 39-vjeçari që kreu aktin ekstrem është me origjinë shqiptare.

Sipas mediave, stafi i vëzhgimit dhe zjarrfikësit në detyrë në hyrje të institucionit të lartë europian ndërhynë menjëherë duke shuar flakët. Pavarësisht kësaj, shqiptari pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre.

Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda. Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Burri kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm. dna.fr shkruan se burri në moshën 39-vjeçare, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!