Pacientja me koronavirus nuk tregoi se kishte qenë në Itali, mbyllet pavijoni i ortopedisë në Lezhë

schedule14:41 - 26 Mars, 2020

schedule 14:41 - 26 Mars, 2020

Mos sinqeriteti në këto kohë pandemia çon në fatalitet. Bluzat e bardha vijojnë të jenë më të rrezikuarit, përsa i përket koronavirusit për shkak se pacientët refuzojnë të tregojnë nese kanë pasur histori me lëvizjet jashtë vendit.

Një mungesë sinqeriteti i një pacienteje ne Lezhë, që kishte udhëtuar në Itali së fundimi, ka rritur frikën e përhapjes së koronavirusit në këtë qytet.

Rasti i katërt me koronavirus në Lezhë është një paciente në repartin e ortopedisë. Bluzat e bardha bëjnë me dije se ajo është operuar të mërkurën.

Pas daljes nga operacioni, pacientja ka shfaqur temperaturë. Me gjithë mjekimin, mjekët kanë vënë re se temperatura nuk po ulej. Pas analizave ajo ka dalë pozitive me virusin e ri. Kjo ka bërë që pavioni i ortopedise të mbyllet.

Të gjithë stafit i është dashur të karantinohen, ndërsa presin analizat, nëse ndonjëri prej tyre është pozitiv.

Në Lezhë përvec pacientes janë konfirmuar me parë me Covid-19, 2 infermiere dhe 1 sanitare.

Burime për abc.news bëjnë me dije se e prekura ka pasur vizita të vazhdueshme para dhe pas kryerjes së operacionit. Familjarët e saj janë afruar dhe e kanë takuar pa asnjë lloj mase mbrojtëse. Atyre u është kërkuar të karantonohen. /abcnews.al/