Pa drita dhe pa gola, mbyllet pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Teutës

schedule17:33 - 24 Nëntor, 2019

schedule 17:33 - 24 Nëntor, 2019

Është mbyllur pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Teutës, sfidë që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kryefjala, nuk është futbolli, por shkëputja e energjisë elektrike në dy raste.

Futbollistët e dy skuadrave qëndruan për minuta të tëra në fushë, duke u munduar të mbajnë trupin në kondicionin e duhur dhe duke kryer shpeshherë nxehje. Ikja dy herë e energjisë elektrike, bëri që të ketë 13 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

Futbollistët nuk arritën të bënin një lojë të bukur dhe rezultati 0-0 pasqyron zhvillimet e pjesës së parë. Teuta ishte më ngulmuese në minutat shtesë të pjesës së parë, duke provuar me disa gjuajtje nga distanca, por as Sherri, e as Frashëri nuk patën ndonjë punë për të bërë./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E diel, më 24 nëntor, ora 16:30
VLLAZNIA-TEUTA   0-0

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja
TEUTA:
 Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
GJYQTARË: 
Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi
Kartonë të verdhë: Gurishta 45′, Sinho 45+13′ / Kallaku 45+13′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!