Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri thirrje këtë të enjte që Ura e Ibrit të hapet në një mënyrë që nuk nxit konflike mes Prishtinës Zyrtare dhe Aleatëve ndërkombëtar të vendit.
Në prononcimin e saj për mediat Osmani u shpreh se mënyra e duhur për të hapur këtë urë është ajo që nuk sjell shtim të tensioneve apo nevojën për më shumë Ushtarë të Kfor.
Vjosa Osmani deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të ishte mbyllur kurrë, ndërsa Akuzoi Bashkimin Europian dhe Zëdhënësin e tyre Peter Stano se po tregohen rracist ndaj Prishtinës Zyrtre.
Osmani deklaroi se në asnjë mënyrë hapja e Urës së Ibrit nuk mund të diskutohet në Bruksel pasi nje dialog i tille me Serbine eshte anti kushtetues.
Në mënyrë të nënkuptuar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani I dërgoi edhe një mesazh Albin Kurti duke i rikujtuar atij se ai nuk mund të mos pranojë të konsultohet me Shtetet e Bashkuara mbi hapjen e Urës së Ibrit, në një kohë kur ka qenë Amerika ajo e cila I garantoi lirinë dhe Paqen Kombit të Kosovës, dhe vijon ta bej dicka të tillë edhe sot./abcnews.al