Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Osmani e ashpër me BE-në: Mos të kërkojë të zbatohen gjëra që nuk janë në marrëveshje

schedule13:08 - 16 Maj, 2023

schedule 13:08 - 16 Maj, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që mos të kërkojë nga Kosova të zbatojë gjëra të cilat nuk janë në marrëveshjen bazë Kosovë-Serbi, por të insistojë në zbatimin e aneksit të marrëveshjes për të cilin janë pajtuar dy palët. Ajo ka thënë se interpretimet e reja nga BE-ja, ku neni shtatë kërkohet të jetë prioritet apo parakusht i zbatimit të neneve të tjera të marrëveshjes e zhvlerësojnë procesin e dialogut.

Osmani në një deklarim para gazetarëve, pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri, tha se Kosova do të zbatojë të gjitha nenet për të cilat është zotuar, por jo hapa të tjerë të cilat nuk është pajtuar.

Krahas kësaj, e para e shtetit tha se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive në proces të dialogut me ide evropiane.



E pyetur për raportimet për rikthimin e zyrave të MUP-it serb në veri, Osmani nuk dha shumë detaje, por tha se po punon vazhdimisht në baza ditore me institucionet e sigurisë në lidhje me këtë çështje.

Duke folur për betimin e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, Osmani tha se kjo s’ka arsye për tensione atje.

Dje në Bruksel është mbajtur takimi i radhës i kryenegocitorëve të dialogut, i cili përfundoi pa rezultate konkrete. Ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak tha se diskutimet do të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese dhe ekspertëve për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi dhe aneksit të tij.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!