Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Nga ‘Osmani’ te ‘Sulltan Mehmed Fatih’/ Shqiptari që po shfaqet në serialet më të famshme turke

schedule10:50 - 14 Maj, 2026

schedule 10:50 - 14 Maj, 2026

Nga rrjetet sociale drejt seteve gjigante të xhirimit në Turqi, Ervis Belollari po shkruan një histori të veçantë suksesi. Pas eksperiencës në serialin e njohur historik “Osmani”, shqiptari është bërë sërish pjesë e një tjetër produksioni të madh turk, këtë herë në serialin historik “Sulltan Mehmed Fatih”, kushtuar një prej figurave më të fuqishme të Perandorisë Osmane.

Në lidhje direkte nga Turqia për ABC e Mëngjesit, Ervisi tregon se dëshira për t’u bërë pjesë e këtij seriali ka qenë edhe më e madhe, duke e konsideruar një mundësi me peshë në rrugëtimin e tij artistik. “Ky serial ka dy sezone dhe e doja shumë të isha pjesë e tij”, rrëfen ai, duke shtuar se lidhjet e krijuara gjatë kohës kur merrte pjesë tek “Sulltani i Madhërishëm” i kanë hapur dyer të reja në industrinë turke të televizionit.

Seriali fokusohet tek figura e Mehmeti II, i njohur si Fatih Sultan Mehmeti ose “Sulltani Pushtues”, sundimtari osman i shekullit XV që hyri në histori për pushtimin e Kostandinopojës në vitin 1453, duke e kthyer qytetin në qendrën e Perandorisë Osmane dhe më vonë në Stamboll. Konsiderohet si një ndër sulltanët që solli zgjerimin më të madh të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe Anadoll.



Në serial, Ervis Belollari interpreton rolin e një ushtari në ushtrinë osmane, por sipas tij, kamera ndalet shpesh edhe tek ai, duke i dhënë më shumë fokus sesa një figuranti të zakonshëm. “Kemi të gjithë rolin e ushtarit, por unë interpretoj më shumë dhe kamera fokusohet më shumë tek unë”, tregon ai, duke shtuar se edhe pagesat janë më të larta krahasuar me eksperiencën e tij në “Osmani”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!