OSHEE sërish tender për blerje energjie

schedule17:30 - 22 Nëntor, 2017

schedule 17:30 - 22 Nëntor, 2017

Vjeshta dhe mesa duket edhe muajt e dimrit, nuk do të na çlirojnë nga importet e larta të energjisë elektrike. OSHEE ka hapur tender për blerjen e energjisë për muajin dhjetor.

Thatësira e verës vijon të sjellë mangësi në prodhimin e energjisë elektrike në vend. Kompania e shpërndarjes së energjisë ka dalë sërish në treg për të blerë energji. Flitet për energjinë elektrike të muajit dhjetor, periudhë me nivel të lartë konsumi. Sasia që OSHEE kërkon të blejë është 400 milionë megavat/orë, një vlerë kjo më e lartë se muajt e dimrit. Procedura e hapur për të siguruar energji pritet të mbyllet së shpejti, ç’ka do të përcaktojë faturën e kesaj blerje. Por llogaritjet e përaferta, nisur nga çmimet mesatare në treg, flasin për një vlerë rreth 30 milionë euro. Prej muajsh, blerjet nga jashtë dhe nga operatorët privatë në vend kanë marre rëndësi, pasi energjia e prodhuar nga KESH ishte në nivelet minimale. Prej shtatorit edhe kompania e prodhimit të energjisë furnizoi tregun me blerje nga jashtë duke perdorur fondin e Bankës Boterore prej 22.4 milionë euro. Deri më tani, importet e nisura masivisht në muajt e verës kanë arritur në mbi 100 milionë euro. Së fundi, në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka theksuar se furnizimi me energji mund të sjellë kosto të lartë për kompanitë e buxhetin vitin e ardhshëm, nëse kushtet hidrike do të vijojnë të jenë si në 2017-n./abcnews.al

 

https://youtu.be/YquEa8KlUAk

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!