OSBE dërgon “Antishpifjen” në Komisionin e Venecias

schedule14:51 - 3 February, 2020

schedule14:51 - 3 February, 2020

Zyra e OSBE-së në Vjenë ka dërguar paketën antishpifje në Komisionin e Venecias, pasi parlamenti u tërhoq nga votimi i dekreteve të presidentit, deri sa të shprehet ky Komision.

Përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medias Harlem Desir shkruan në Twitter se para miratimit të ligjit duhet të bëhen dhe përmirësimet e tjera të nevojshme, para se të votohet në Parlament.

“Ligji “Antishpifje” e dërgova në Komisionin e Venecias, rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Albania për Media Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir . /abcnews.al