Orges Shehi: Luftëtari vlen sa Partizani, me Limajn jemi “top”

schedule14:05 - 2 Qershor, 2020

schedule 14:05 - 2 Qershor, 2020

Kukësi pret Luftëtarin ditën e nesërme, në një ndeshje që nis prej orës 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Përpara kësaj sfidë, trajneri Orges Shehi ka folur për tema të ndryshme në faqen zyrtare të klubit verilindor. Nga rikthimi i futbollit, te përgatitjet, dëmtimet dhe sfida me Luftëtarin: Shehi jep mendimet e tij.

RIKTHIMI I FUTBOLLIT – “Vijmë pas një periudhë shumë të gjatë prej asaj që ndodhi. Jemi të kënaqur që po rikthehemi në fushë, rikthehemi aty ku është pasioni jonë. Gjithë kësaj periudhe, me aq mundësi sa kishim, jemi munduar të kthejmë skuadrën në gjendjen optimale për të rifilluar kampionatin”.

DËMTIMET – “Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pushimit dhe dendësinë e madhe të ndeshjeve që na pret, shpresojmë të mos kemi ndonjë dëmtim”.

LUFTËTARI – “Pozicioni ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet dhe luhet për tre pikë. Tre pikët kanë rëndësi dhe vlejnë njësoj, si ndaj Partizanit, ashtu edhe ndaj Luftëtarit. Kështu, do ta vlerësojmë maksimalisht”.

PËRGATITJET – “Ne u akomoduan në Elbasan, duke parë kushtet e mira dhe rëndësinë që i dhamë kësaj faze. Besoj që ka shërbyer për mirë dhe i ka bërë mirë ekipit. Jam i kënaqur për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet dhe si janë stërvitur çunat, me një seriozitet maksimal. Mbrëmë na u bashkua edhe Limaj dhe jemi të plotë, pavarësisht se ai nuk mund të jetë në 100%. Të paktën grupi është i plotë”, përfundon Shehi. /abcnews.al