Orët e fundit të samitit, Stoltenberg: Putin të ndalojë sulmin ndaj një vendi demokratik

schedule13:30 - 30 Qershor, 2022

schedule 13:30 - 30 Qershor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg iu është drejtuar gazetarëve në orët e fundit të samitit të aleancës në Madrid.

Ai tha se gjatë takimit të liderëve të NATO-s janë marrë vendime të rëndësishme, me marrëveshje për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me aleancën.

Stoltenberg quajti gjithashtu të rëndë krizën ushqimore e shkaktuar nga lufta, ndërsa shumë vende që varen nga Ukraina për importet e grurit. Ai shtoi se Rusia vazhdon të kërkojë përfitime politike, ushtarake dhe ekonomike.

Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se aleatët e NATO-s kaluan kohë gjatë samitit të Madridit për të diskutuar përpjekjet për të zbutur krizën në rritje të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Aleanca është duke punuar për marrjen e grurit nga Ukraina nga toka dhe deti“, tha ai.

Stoltenberg dekalroi se NATO po përballet me sfidën me vendosmëri, për të ruajtur paqen.

Shefi i NATO-s shtoi gjithashtu se Putini duhet të ritërheqë forcat e tij dhe të ndalojë së sulmuari një shtet demokratik. /abcnews.al