Oregon, shteti i parë amerikan që ashperson masat për shitjen e armëve

schedule13:47 - 6 Mars, 2018

schedule 13:47 - 6 Mars, 2018

Në Oregon të SHBA do të ndalohet blerja apo mbajtja e armëve nga persona me të shkuar kriminale apo që kanë precedent për dhunë në familje. Ndërsa senati i Floridas ka miratuar një ligj që rrit moshën minimale për posedimin e armëve të zjarrit.

Oregon është shteti i parë amerikan që adopton një ligj lidhur me kontrollin e armëve pas masakrës së 14 shkurtit në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas ku u vranë 17 persona nga adoleshenti Nikolas Cruz. Ky shtet ka ndaluar blerjen dhe posedimin e armëve të zjarrit si dhe municioneve për personat që kanë precedentë për dhunë në familje dhe për ata qëi janë nënshtruar masave ndaluese. Projekti, i aprovuar nga parlamenti shtetëror, është shndërruar në ligj pas firmosjes nga guvernatorja demokrate Kate Brown.

Dispozita aktualisht shtrihet vetëm në studimet e rasteve të personave të cilët nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtën për posedimin e armëve të garantuar në nivel federal me amendamentin e dytë të Kushtetutës së SHBA. Ndërkohë, procedura parlamentare e këtij ligji kishte nisur para masakrës në shkollën e Floridës, nga e cila lindi një lëvizje, kryesisht aktive në mesin e studentëve, për kontrollin e armëve.

Gjithashtu edhe Senati i Shtetit të Floridas ka aprovuar një ligj të hënën për rritjen e moshës minimale për blerjen e një arme zjarri nga 18 në 21 vjeç. Me anë të këtij ligji, kërkohet një periudhë tre-ditore pritje për blerjen e armëve dhe ndalimi i shitjes ose posedimit të automatizuesve, gjë që mund të shndërrojë një armë gjysmë automatike në mitroloz.

Ndërkaq, sa i përket propozimit të presidentit amerikan për armatosjen e mësuesve nëpër shkolla, kjo mbetet akoma një temë diskutimi në Shtetet e Bashkuara dhe ende nuk është konkretizuar. /abcnews.al