Opozita turke akuzon Erdogan se ka miliona në llogari “Offshore”

schedule12:13 - 29 Nëntor, 2017

schedule 12:13 - 29 Nëntor, 2017

Opozita turke akuzoi presidentin e vendit Erdoan se ka fshehur me miliona në llogari offshore. Skandali doli në dritë pak kohë më parë nën emrin “Paradise Papers”.

Në ishullin Man fshihet më shumë se cfarë është zbuluar deri tani. Në një territor prej 572 metrash katrorë mes britanisë së Madhe dhe Irlandës është krijuar një parajsë fiskale me anë të një sistemi që u lejon shumë emrave të mëdhenj të shmangin taksa dhe deklarim real të pasurive. Skandali doli në dritë pak kohë më parë nën emrin “Paradise Papers”.

Një parajsë offshore, e cila tashmë është dhe në qendër të vëmendjes të kronikës në Turqi për shkak të akuzave të opozitës kundër presidentit të vendit Erdoan. Opozita deklaron se ka dokumente të mjaftueshme në dorë për të vërtetuar se djali, kunati, vjehrri, vëllai dhe një ish asistent i kreut të shtetit kanë depozituar me miliona dollarë amerikanë në një kompani që ka selinë në një parajsë fiskale.

televizioni shtetëror turk ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të asamblesë së partisë më të madhe të opozitës në vend, në momentin kur lideri i saj Kemal Kilicdaroglu, nxorri një dosje të madhe me dokumente ku sipas tij konfirmoheshin akuzat ndaj Erdogan.

Por vetëm pak minuta më vonë nuk ka munguar reagimi i partisë së mazhorancës në Turqi duke i cilësuar akuzat si gënjeshtra pa bazë. Vetë presidenti Erdogan i bëri apel kreut të opozitës të dorëzonte provat në gjykatë.

Ndërsa zëvendës kryeministri Bozdag pasi kërkoi dorëheqjen e kreut të opozitës, pyeti nëse këto dokumente ishin përgatitur nga ndonjë armik i Rurqisë. Por Erdogan i cili pak ditë më parë premtonte se do të jepte dorëheqjn nëse do të vërtetohej se kishte qoftë një cent të padeklaruar tashmë paralajmëron pasoja duke e cilësuar opozitën si tradhtare të vendit.

Por dhe një cështje tjetër është në qendër të vëmnendjes së opinionit publik në Turqi. Në shtetet e bashkuara të Amerikës sipërmarrësi Reza Zarrab, pranë presidentit Erdogan akuzohet dhe është shpallur fajtor për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit. Procesi gjyqësor rrezikon të jetë një tjetër pengesë në marrëdhënien gjithnjë e më të komplikuar mes Ankarasë dhe Uashingtonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!