Opozita proteston duke bllokuar pasdite 5 akse kryesore rrugore

schedule12:40 - 25 Prill, 2019

schedule 12:40 - 25 Prill, 2019

Aksioni opozitar përshkallëzohet këtë pasdite përmes protestave që do sjellin bllokimin e pesë akseve kryesore kombëtare prej orës 18.00.

Mbështetësit e opozitës në veri të vendit do bllokojnë aksin e Milotit. Këtu pritet të jetë kryetari i PD Lulzim Basha. Bashkë me të do jenë ish deputetët  Flamur Noka, Bardh Spahia, Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Në Tiranë bllokimi do bëhet përmes një proteste tek rrethrrotullimi i Shqiponjës. Aty do jenë ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.

Autostrada Plepa-Kavajë, do bllokohet e bashkë me qytetarët do jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Edhe rrethrrotullimi në Bradashesh do bllokohet nga mbështetës të opozitës dhe ish deputetë të qarkut Elbasan e Korcë, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.

Ndërsa në rrethrrotullimin e Sheqit, në Fier do të zhvillohet protesta e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!