Opozita në Serbi e vendosur: Bojkotim të zgjedhjeve, duhet ndryshuar sistemi

schedule15:57 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 15:57 - 19 Dhjetor, 2019

Nënkryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi në opozitë në Serbi, Borko Stefanoviç tha të enjten se vendimi për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare mbetet i pandryshuar sepse ndryshimet e propozuara në kushtet e zgjedhjeve, të diskutuara nga qeveria, “nuk janë thelbësore, serioze, por kozmetike”. Stefanoviç tha duke shpjeguar vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, se opozita dëshiron të ndryshojë sistemin dhe të përballet me problemin e vërtetë, jo gjërat dhe teknikat periferike.

Ndërkohë partia e Milan Stamatoviçit, tha se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje koalicioni për të hyrë bashkë në zgjedhje. Partia e tij është ende pjesë e Aleancës për Serbinë. Stamatoviç tha se koncesionet e bëra nga qeveria nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, parlamentare dhe lokale, që do të mbahet në afatin e fundit ligjor.

Ndërsa Presidenti i Partisë Demokratike (DS) Zoran Lutovac, tha në mbledhjen e parë të Klubit Qytetar Demokratik të sapoformuar (GDK) se krijimi i GDK ishte një nga hapat në rrugën e rivendosjes së besimit të humbur, tejkalimit të hendekut midis politikanëve dhe qytetarëve, por edhe nxitjes së një debati cilësor ndër-partiak nga jashtë. Ai theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë qarqe të mbyllura dhe se pjesë e agjendës së tij është kthimi Ii dialogut në politikë.

Në takimin e parë të GDK u diskutuan kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme me ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian dhe shtrirjen e këtij ndërmjetësimi edhe në çështjen e bojkotit të zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!