Opozita hesht në komisionet parlamentare për përgjimet e “Bild”

schedule17:00 - 6 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 6 Qershor, 2019

Edhe pse Kodi Penal ishte temë e diskutimit në dy prej komisioneve të përhershme parlamentare, duket se opozita e re nuk i sheh mbledhjet e komisionit si rast për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike. Përgjimet e publikuara vetëm një ditë më parë, nuk gjetën reflektim në komisionet parlamentare, përveç një rasti të vetëm.

“Përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” nuk gjetën hapësirë në diskutimet e komisioneve të parlamentit shqiptar. Dy ishin komisionet që trajtuan ndryshimet që Kodi Penal  do të reflektojë për shtrëngimin e masave të disa veprave penale, por opozita parlamentare nuk e pa të arsyeshme të përballte mazhorancën me akuzat për krim elektoral të publikuara ndërkombëtarisht”.

Vetëm njëri bëri dallim. Gjatë diskutimit për nenin 22 të propozimeve, i cili parashikon dënimin me gjobë ose me burgim të kujtdo që vendos pengesa apo ndalon, me çdo mjet apo mënyrë, qarkullimin e mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, nënkryetari i grupimit demokratik në parlamentin shqiptar, Halit Valteri, i dha zë shqetësimit të kujt sot proteston në rrugë.

Pas pesë orësh diskutim mbi 24 nene të propozuara, anëtarët i kërkuan kreut të komisionit Peleshi të mos lejojë debat të përsëritur, por të hedhë në votim propozimet.

Komisioni miratoi nenin për gjobitjen apo burgosjen e atyre që bllokojnë qarkullimin me çdo mjet, duke theksuar se ky nen nuk do të prekë rastet e protestave që përdorin pikërisht këtë mënyrë mosbindjeje civile si mjet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!