“Opozita duhet të bëjë reformim”, Roland Lami: Nuk vihet në pushtet duke sharë qeverinë

schedule20:19 - 22 Prill, 2025

schedule 20:19 - 22 Prill, 2025

Analisti Roland Lami në studion e “Real Story” në ABC News tha se sondazhet tregojnë një anë negative të opozitës. Sipas tij opozita nuk duhet të mendojë se për të ardhur në pushtet mjafton vetëm të godasësh qeverinë, por duhet që të bëjë një reformim të saj.

“Sondazhet na tregon një gjë për të gjithë atë që është thënë nëpër studio, për reformimin e opozitës. Nuk mundet që të vish në pushtet vetëm, duke u mjaftuar dhe vetëm duke goditur qeverisjen. Duke mos u reformuar ti si një alternativë e një qeverisje, sepse njerëzit nuk gjykojnë vetëm qeverisjen, gjykojnë dhe alternativën që u ofrohet përballë për të zgjedhur dhe kjo ka konsoliduar idenë që kapitali më i mirë i kësaj qeverisjeje është që të ketë përballë zotin Berisha.

Sondazhi këtë synon që të tregojë që njerëzit dhe PD duhet të kuptojnë që nuk mjafton vetëm të godasësh qeverinë. Në vend të ketë një konsumim të qeverisë që ka gjitha ato vite në pushtet, ka një konsumim të opozitës”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!