Operacioni “Rakordimi” në Shijak të Durrësit

schedule16:53 - 29 Nëntor, 2017

schedule 16:53 - 29 Nëntor, 2017

Dy persona u arrestuan gjatë operacionit “Rakordimi” në Shijak. Ata janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve, sikurse në banesat e tyre u gjetën armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme. Të arrestuarit janë Hamid Bala 28 vjeç, nga Karpeni i dënuar më parë dhe vëllai i tij 16 vjeçar gjithashtu nga Karpeni dhe i dënuar më parë për vjedhje. Policia pretendon se ka prova që dy vëllezërit kanë vjedhur në magazina dhe servise./abcnews.al