Zhvilluan një pjesë të parë katastorike të sezonit, mirëpo duket se tashmë do të vijë edhe kthesa e madhe. “Verilindorët” e Kukës kanë hyrë fuqishëm në merkaton e janarit, ku për skuadrën e Stavri Nicës padyshim objektivi kryesor është të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar, pasi që prej fillimit të këtij edicioni, nuk i janë ndarë “zonës së ftohtë” të rënies nga kategoria.
Për këtë aryse, “Verilindorët” kanë afruar dy emra që pritet të rrisin jo pak cilësinë e skuadrës. I pari është mesfushori, Kleandro Lleshi, me 24-vjeçarin, i cili vjen nga një karrierë e pasur në futbollin spanjoll, teksa më herët ka luajtur me skuadra si Legane, Funelabrada, Cartagena e Recreativo de Huelva, duke i shtuar jo pak cilësi dhe eksperiencë këtij reparti.
Në krahun tjetër, Stavri Nica ka kërkuar edhe afrimin e një lojtari për krahun e majtë të fushës, ku i përzgjedhuri ishte Geri Selita, me 22-vjeçarin, që ishte i huazuar nga Egnatia, te skuadra e Lushnjes dhe tani më pritet të një vlerë e shtuar për teknikun e “Verilindorëve”, i cili e ka me detyrim qëndrimin në Superiore. /i.m /abcnews.al