Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të përfshirë në operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 20 urdhërarreste.
Para trupit gjykues janë paraqitur fizikisht biznesmenët dhe ndërtuesit Orgest Bircaj, Dritan Aga, Edmond Jaupi, Gëzim Islami dhe Orest Sota.
Në seancë janë të pranishëm prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Elida Kaçkini, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Seanca pritet të përcaktojë masat e sigurisë për personat e përfshirë në këtë operacion, ndërsa SPAK vijon hetimet lidhur me çështjen.



