Portieri i Ajax, Andre Onana, më në fund e ka pranuar se kërkon një aventurë të re. Kamerunasi është në sezonin e tij të katërt me gjigandët holandezë, që kur u largua nga Barcelona në vitin 2015. Në javët e fundit ai flitet se do të rikthehet pikërisht tek katalanasit, por janë edhe disa ekipe të tjera në garë për shërbimet e tij.
“Mos ma merni për keq, unë jam shumë i lumtur tek Ajaxi si dhe jam i nderuar që të jem pjesë e këtij klubi. Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme, por mendoj se ka ardhur koha për të hedhur një hap tjetër në karrierën time.
Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pasi do të pres fundin e sezonit. E kam thënë dhe herë të tjera se Barcelona është shtëpia ime dhe një ditë unë do të rikthehem atje. Por, tani unë ende jam portieri i Ajaxit”, deklaroi Onana për “Canal+ Afrique”.
24-vjeçari është në kontratë me holandezët deri në qershorin e vitit 2022. Andre numëron 178 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku e ka mbajtur portën e paprekur për 74 takime. Një destinacion tjetër potencial se ku mund ta shikojmë Onanën vitin tjetër është edhe Londra.
Chelsea po e monitoron me kujdes situatën. Atje ai do të gjente edhe shokun e tij të skuadrës, Hakim Ziyech, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet se pse ai mund të zgjedhë blutë e Londrës. /abcnews.al