“Omicron” përhapet frikshëm në Greqi, më shumë se 36 mijë raste të reja me COVID në 24 orë

schedule16:48 - 3 Janar, 2022

schedule 16:48 - 3 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 36 246 raste të reja me COVID duke shënuar sërish një rritje të ndjeshme.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën 78 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20.990 në total që prej fillimit të pandemisë.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 615, prej të cilëve 522 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 437 pacientë të rinj, ndërsa në 7 ditët e fundit mesatarja është 413 pacientë të shtruar në ditë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!