‘Olsi Dado, i emëruar jashtë kritereve’/ Avokat Beqiri: Nuk duhet të futet në sistem, duhet të hiqet menjëherë

schedule21:22 - 12 Shkurt, 2025

schedule 21:22 - 12 Shkurt, 2025

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion e ‘Real Story’, komentoi çështjen më sensitive të momentit, atë të kryebashkiakut Erjon Veliaj i cili u arrestua dy ditë më parë. Nga aspekti juridik, avokat Beqiri u shpreh se prokurori Olsi Dado duhet të hiqet menjëherë sepse është marrë jashtë kritereve ligjore dhe në rrugë korruptive.

Sipas Beqirit, nga viti 2005-2008 ai ka ushtruar funksionin e noterit dhe bie në kundërshtim me kriteret dhe ligjin për prokurorinë.

 “Olsi Dado duhet të hiqet menjëherë, është marrë jashtë kritereve ligjore, në rrugë korruptive. Ai president e ka emëruar kundër ligjeve.

Një person i tillë që ta futësh në sistemin dhe fushën e prokurorisë, i ka kriteret ligjore dhe në asnjë mënyrë nuk thuhet që do vihen një noter. Ai ka qenë noter nga 2005-2008 dhe nuk plotëson kriterin.

Është akt i pavlefshëm. Merr ligjin për prokurorinë dhe rishikoje. Nuk duhet të futet në sistem. Kjo është qesharake dhe këtë gjë e bëjnë përditë.“, tha avokati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!