Arrestimi i Veliajt/ Rama: Proces i nisur nga një novelë anonime. S’duhet thënë asnjë fjalë pa kuptuar krimet që lanë Tiranën pa kryetar bashkie

schedule09:11 - 11 Shkurt, 2025

schedule 09:11 - 11 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar arrestimin e Erion Veliaj, tha në rubrikën “Sy më sy” se ky proces nisi nga një “novelë anonime” që u shndërrua në një roman me 400 faqe. Kreu i qeverisë shtoi se nuk duhet të thuhet asnjë fjalë derisa të zbardhen krimet që e lanë Tiranën pa kryetar bashkie.

“Bëhet fjalë për një proces të çuditshëm për ta thënë minimalisht siç është thënë. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime dorëzuar shkurtin e kaluar që ka pjellë një roman 400 faqe, afërsisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që edhe në një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është është se kush e çon dhe e mere këtë fëmijë nga shkolla por kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Teoria se ka njerëz është e gjitha për t’u diskutuar.

Por vetëm ky fakt se kemi pasur raste të tjera ku me të drejtë një nëne me fëmijë i është privuar liria ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë. Kemi pasur edhe raste të tjera për 1001 arsye që janë trajtuar ndryshe. Mungesa e këtij uniformiteti dhe fakti që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve, kryetari i bashkisë dhe e shoqja dhe fëmija 6 vjeç në mes është peshë e atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar se cilat janë krimet për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie. Pa gjyq. Këtu flas për krimet e provuara, dhe jo krimet e promovuara nëpër media dhe rrugë nga gojët më të ndyra nga qua qua qua-të dhe nga bufi stërplak i kënetës. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm për këtë çështje”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!