Olsi Bylyku baba për herë të parë? Partnerja tregon të vërtetën

schedule20:24 - 16 Tetor, 2021

schedule 20:24 - 16 Tetor, 2021

Egli Tako është kthyer tashmë një nga personazhet më të dashur për publikun. Ajo përveç se njihet si partnerja e Olsi Bylykut, pëlqehet edhe muzikën që bën.

Sakaq, Egli është shumë aktive në rrjetet sociale, ku mund me stilin që ka krijuar mund të cilësohet padyshim si një fashioniste e vërtetë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet kanë qenë të shumta.

Egli ka treguar se këto kohë i vjen shumë gjumë dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një shtatzëni. Gjatë një bisede në rrjete sociale, një prej tyre i ka shkruar:

“Më duket se po pret një beb. Ndoshta prandaj të vjen gjumë”.

Ndërkohë Egli ka sqaruar se nuk është në pritje të ëmbël dhe se këtë periudhë po pret vetëm Krishtlindjet.

“Hahahahah jo jo, po pres vetëm Krishtlindjet këtë periudhë”, është përgjigjur Egli./abcnews.al