“Ols Dado më tha ‘ndyrësirë’”, GJKKO përgënjeshtron Veliajn: Kjo fjalë nuk është përdorur në asnjë moment

schedule14:51 - 24 Shkurt, 2025

schedule 14:51 - 24 Shkurt, 2025

Gjykata e Posaçme ka reaguar përmes një deklaratë shpërndarë mediave, lidhur me postimin e kryebashkiakut Veliaj, sipas të cilit, prokrurori Dado në sallë e gjyqit I është drejtuar me fjalën ‘ndyrësirë’.

Në deklaratën e GJKKO thuhet se nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

LEXO EDHE: Veliaj publikon nga burgu bisedat e gjyqit: Një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit, ja me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK

Deklarata plotë:

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!