Sulmuesi i Chelseas, Oliver Giroud, pritet të largohet në fund të sezonit. Kampioni i botës me Francën sërish nuk po gjen hapërisa edhe nëj drejtimin e Thomas Tuchel dhe me shumë mundësi këto janë ditët e tij të fundit në “Stamford Bridge”.
Sipas raportitmit të “Gazzetta dello Sport”, agjentët e Giroud janë në bisedime e sipër me Romën. Drejtori sportiv i romakëve, Tiago Pinto, është takuar këto ditë me përfaqësuesit e francezit dhe më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim.
Oliver u la në stol edhe gjatë ndeshjes së djeshme me WBA dhe mesa duket atij i ka humbur durimi. 35-vjeçari pritet të përfundojë dhe Euro 2020 e më pas të marrë vendimin për të ardhmen e tij. /abcnews.al