Nëse Kylian Mbappe po shënon dhe po vendos rekorde në “Botërorin 2026”, një meritë për këtë ka Michael Olise. Me sulmuesin e Real Madrid që po shkëlqen dhe ndjek “Këpucën e Artë” të turneut është vështirë që dikush tjetër të evidentohet në kombëtaren franceze.
Por, Olise ka mundur ta kalojë këtë pengesë, duke ndjekur një tjetër primat historik. Me gjenialitetin tipik të një ylli të vërtetë, ai është bërë një nga lojtarët më ikonikë të turneut, veçanërisht midis brezit të ri që adhuron talentin e tij teknik.
Me shumë mundësi po mendoni për atë goditje spektakolare gërshërë që u ndal në shtyllë në ndeshjen e fundit kundër Suedisë. Nëse do të ishte ndalur në rrjerë, atëherë do të ishte një nga golat më të bukur në të gjithë Botërorët.
Por nuk është vetëm kjo.
Olise ka dhënë pesë asiste në katër ndeshjet e para dhe nëse vazhdon me këtë ritëm do të thyejë rekordit historik që mbahet nga dy mjeshtra të topit si Messi dhe Maradona më nga tetë asistime secili në një turne të vetëm.
Olise është shumë barazimit të legjendës tjetër Pele, që në Kupën e Botës të vitit 1970 shërbeu shokët e tij me 6 asistime. Po aq kanë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si Hasler, Shvajnshtajder, Myler, Beckham apo Totti.
Me nga shtatë asistime në një Kupë Bote janë gjermani Litbarski dhe polaku Lato.
Francezi i ka të gjitha shanset t’i kalojë të gjithë, kjo falë pozicionit në fushë të zgjedhur për të nga trajneri Deschamps. Ndryshe nga Bayern, te skuadra e “Gjelave”, Olise luan më në qendër, duke e patur më të lehtë që me këmbët e arta të vertikalizojë për të dërguar te goli shokët e tij.



