OKB: Mbipopullimi dhe mungesa e ujit po nxisin përhapjen e hepatitit A në Gaza

schedule14:39 - 22 Janar, 2024

schedule 14:39 - 22 Janar, 2024

Infeksionet e hepatitit A janë rritur në Gaza për shkak të mbipopullimit, mungesës së ujit të pastër dhe kanalizimeve të dobëta, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRËA) duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës.

Sipas informacioneve, rastet e dyshuara janë rritur 16 herë në janar më shumë se gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Mijëra njerëz të zhvendosur po ndajnë tualetet dhe zonat e dushit, tha UNRËA në Facebook.

Shefi i OBSH-së javën e kaluar tha se u konfirmuan 24 raste të hepatitit A në Gaza dhe paralajmëroi për “kushtet çnjerëzore të jetesës” që kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes.

“Kapaciteti për të diagnostikuar sëmundjet mbetet jashtëzakonisht i kufizuar. Nuk ka laborator që funksionon.Kapaciteti për t’u përgjigjur mbetet gjithashtu i kufizuar,” tha të enjten drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus.

Që nga java e kaluar, nuk u raportua asnjë vdekje në Gaza nga hepatiti A, sipas OBSH-së.

Sipas CDC, simptomat e Hepatitit A mund të përfshijnë lëkurën ose sytë e verdhë, mungesën e dëshirës për të ngrënë, të vjella, dhimbje stomaku, ethe, diarre, dhimbje kyçesh dhe lodhje.

Të rriturit kanë më shumë gjasa se fëmijët të kenë simptoma nëse janë të infektuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!