OKB: 816 civilë janë vrarë nga forcat ruse deri më tani

schedule14:39 - 18 Mars, 2022

schedule 14:39 - 18 Mars, 2022

OKB  tha se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, shkruan The Guardian

Numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. OHCHR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut), e cila ka një ekip të madh monitorimi në vend, nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë raportet e viktimave nga qytetet e goditura më shumë si Mariupol.

Shumica janë vranë nga sulme të tilla si granatimet, artileria e rëndë dhe sulmet me raketa dhe ajrore.

/abcnews.al