“Oh sa më dhemb”, moderatorja shqiptare nis fërkimin dhe tregon sakrificat e karrierës

schedule11:04 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:04 - 2 Korrik, 2020

Moderatorja Nevina Shtylla është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video të mikeshës së saj Fjoralba Ponari, teksa janë në përfundim të orarit të punës.

Kjo e fundit ka mbajtur llastiqe në kokë për një kohë të gjatë në xhirime, duke i shkaktuar dhimbje koke.

“Oh, sa më dhemb koka nga këto llastiqet që kisha vënë o Zot!”, dëgjohet të thotë Fjoralba teksa fërkon kokën.

Ndonëse vajzat e kanë marrë me plot humor, këto mund të cilësohen disa nga sakrificat e personazheve të njohur për hirë të karrierës./abcnews.al