Ofertë surprizuese për Joachim Low, mund të punojë me një shqiptar

schedule19:58 - 14 Maj, 2021

schedule 19:58 - 14 Maj, 2021

Joachim Low do të largohet nga drejtimi i Gjermanisë pas përfundimit të Euro 2020. Trajneri gjerman drejton “Pancerat” prej vitit 2006 dhe në të ardhmen do e shohim në pankinën e një klubi.

Shumë është përfolur për të ardhmen e tij. Real Madrid e monitoron dhe e cilëson si një alternativë serioze për të zëvendësuar Zinedine Zidane, por ka interesim konkret edhe nga Turqia.

Fanatik raporton se Low është objektivi i madh i Fenerbahces. Paratë nuk janë problem për “gjigantin” nga Stambolli, që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë financiare 61-vjeçarit gjerman.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas shkarkuan nga detyra trajnerin Erol Bulut në muajin mars dhe skuadrën do e drejtojë deri në fund të sezonit Emre Belozoglu, drejtori sportiv i klubit.

Fenerbahce po tenton të rikthejë në bazë edhe Vedat Muriqin, të cilin e shiti te Lazio verën e kaluar për shumën e 18.5 milion eurove. Bomberi dardan nuk është përshtatur në Serie A dhe shanset për t’u kthyer në Turqi janë të mëdha. /abcnews.al