Ofensiva ushtarake turke në zonën e Afrin në very të Sirisë ka hyrë në ditën e pestë. SIpas të dhënave të ushtrisë turke janë vrarë 260 persona mes militantëve kurdo – sirianë dhe atyre ISIS. Militantët kurdo sirianë kanë luftuar përkrah koalicionit ndërkombëtar kundër Isis në Siri e tashmë kërkojnë ndihmën e aleatëve perëndimorë ndaj sulmit të Turqisë.
Vijojnë luftimet e ashpra në zonën e Afrin, zoën veriperëndimore të Sirisë me mazhorancë kurde. Ofensiva me emrin degëza e ullirit, e nisur nga Turqia për të eliminuar njësinë e mbrojtjes së popullit kurdo sirian në veriun sirian, ka hyrë në ditën e saj të pestë. JAnë tetë mes ushtarëve turq dhe mercenarëve arabë, që kanë mbetur të vrarë nga forcat kurde në zonën ku ushtria turke ka ndërmarrë prej ditësh një ofensivë tokësore. Objektivi janë njësitë e mbrojtjes së populli sirian që janë të lidhura me partinë siriane të unitetit demokratik e që konsiderohen nga Ankaraja si organizata terroriste. Lajmi është konfirmuar nga forcat demokratike siriane, aleanca kurdo arabe që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana e tyre, kurdët i cilësojnë si mercenarë, rebelët e opozitës siriane ndaj regjimit të Damaskut e që financohet nga Ankaraja për t’iu bashkuar ofensivës turke. Por aleanca jurdo arabe hedh poshtë këtë pretendim duke e cilësuar si një justifikim për të qenë objektiv sulmi. Forcat demkokratike siriane, aleanca kurdo arbe, deklaron se ushtria siriane gënjeu për sa I përket pranisë së Isis në rajonin e Afrin, në Sirinë veriperëndimore. Me këtë pretekst Turqia nisi tështunën ofesivën ushtarake në Siri. Një ditë më parë ushtria turke konfirmoi se të paktën 260 persona, mes të cilëve militant të Unionit për mbrojtjen e popullit dhe xhihadistë të Isis janë vrarë në kuadër të kësaj ofensive.
Militantët kurdo sirianë që kanë luftuar përkrah koalicionit ndërkombëtar kundër isis, tashmë kanë frikë se mos braktisen nga aleatët perëndimorë gjatë ofensivës turke në zonën që prej vitesh kontrollohet nha njësitë për mbrojtjen e popullit kurd./abcnews.al