Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Odisea” e Uruguajit në Botëror/ Kombëtarja amerikano jugore hyn me vështirësi në SHBA

schedule12:07 - 15 Qershor, 2026

schedule 12:07 - 15 Qershor, 2026

Jo vetëm Irani, por edhe edhe përfaqësuesja e Uruguajit është përballur me vështirësi të mëdha për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse për kombëtaren aziatike arsyet janë të ditura, ato të skuadrës amerikanojugore kishin lidhje në fillim me ligjet e emigracionit dhe së fundmi me problemet logjistike.

Uruguaji ndryshoi kampin stërvitor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Meksikë pasi disa pjestarë të delegacionit nuk iu lejua hyrja në tokën amerikane.

Kombëtarja e drejtuar nga Marcelo Bielsa u vendos në Cancun, por edhe udhëtimi I parë drejt Miami për ndeshjen e parë në Botëror u kthye në një “odise” të vertëtë.



Ndryshe nga sa ishte parashikuar, përfaqësuesja amerikanojugore mbërrit në Miami vetëm pak orë përpara sfidës debutuese kundër Arabisë Saudite në program në mesnatë sipas orës europiane. “Për shkak të problemeve që nuk janë në kontrollin tonë, nisja nga Meksika u vonua, por skuadra arriti në Miami”, lexohet në deklaratën për mediat shpërndarë nga Federata e Uruguajit.

Në lidhje me këtë situatë aspak të këndëshme ka reaguar edhe FIFA, që zbuloi shkakun e vonesës. “Për shkak të një gabimi në lejen e linjës ajrore në Meksikë, nisja e ekipit kombëtar të Uruguait nga Cancun për në Miami u shty. Kompania ajrore kërkoi ndjesë për këtë shqetësim”, lexohet në njoftimin e qeverisë botërore të futbollit.

tha FIFA në një deklaratë. Uruguaji do të luajë edhe ndeshjen e dytë të Grupit H në Miami kundër Kepit të Gjelbërt, ndërsa atë të tretën dhe më të fortën kundrë Spanjës në stadiumin “Akron” në Guadalajara të Meksikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!