VIDEO/ Odise Rosi “show”, i jep fitoren i vetëm Akhmat

schedule21:27 - 19 Gusht, 2020

schedule 21:27 - 19 Gusht, 2020

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka shkëlqyer në kampionatin rus ditën e sotme. Skuadra e tij Akhmat fitoi bindshëm 3-1 kundër Rotor Volgograd, ku sigurisht protagonist kryesor ishte fieraku.

Roshi shënoi golin e dytë dhe të tretë për vendasin, ku dhuroi dhe asistin për Vladimir Iljin.

Tashmë ekipi i Odises renditet në vendin e tetë në renditje, ku janë zhvilluar vetëm tre takime nga sezoni i ri. Akhmat numëron 4 pikë në 3 ndeshje, ku Roshi është një nga shtyllat kryesore të ekipit rus. /abcnews.al