OBSH: Nuk ka prova se fëmijët apo adoleshëntët kanë nevojë për doza përforcuese

schedule14:55 - 20 Janar, 2022

schedule 14:55 - 20 Janar, 2022

Nuk ka asnjë provë për momentin që sugjeron se fëmijët dhe adoleshentët e shëndetshëm kanë nevojë për doza përforcuese, sipas një deklaratë të  shkencëtares kryesore të  Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Soumya Swaminathan.

Swaminathan tha se grupi këshillues i agjencisë, i quajtur Sage, ose Grupi Këshillues Strategjik i Ekspertëve për Imunizimin, do të takohet gjatë kësaj jave për të shqyrtuar se kur janë të nevojshme të merren dozat përforcuese.

“Qëllimi është të mbrohen më të cenuarit, ata që kanë sëmundje të rënda dhe që janë më të rrezikuar nga vdekja si të moshuarit, personat me imunitet të dobët dhe gjithashtu punonjësit e kujdesit shëndetësor”, tha Swaminathan në konferencën për media të OBSH-së.

Dr. Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha se agjencia ende nuk e ka kuptuar se sa shpesh ose sa doza do t’u duhen njerëzve. Ai gjithashtu tha se shkencëtarët  mund të ripërcaktojnë se sa doza janë të nevojshme kundër Covid.

Ndërsa shumica e personave të shëndetshëm mund të kenë nevojë për vetëm dy doza, ai tha se të moshuarit ose personat me imunitet të dobët mund të kenë nevojë deri në 4 doza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!