OBSH: Në 2017 në Europë janë shtuar me 400% rastet e fruthit, 35 viktima

schedule13:33 - 20 Shkurt, 2018

schedule 13:33 - 20 Shkurt, 2018

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për përhapjen e fruthit në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të organizatës në vitin 2017 janë shtuar me 400 për qind rastet e të prekurve nga fruthi, ndërsa viktimat janë 35.

Në Europë në vitin 2017, fruthi ka shkaktuar 35 viktima dhe ka prekur 21.315, 400 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë kur ishte shënuar një record për numrin e ulët të të prekurve vetëm 5.273 raste. Sipas zyrës europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë 15 vendet më të prekura, dhe tre të parat në klasifikim janë Rumania, Italia dhe Ukraina.

Në Rumani janë regjistruar 5.562 raste, në Itali 5.006, ndërsa në Ukrainë 4.767. Sipas ekspertëve arsyet që lehtësojnë përhapjene fruthit janë të ndryshme. Mes tyre ëshët dhe rënia e numrit të atyre që vaksinohen, sidomos në shtresat më të varfëra të popullsisë, ndërprerja e furnizimit me vaksina dhe keqfunksionimi I sistemeve të monitorimit të sëmundjeve.

Vendet e tjera ku fruthi ka shënuar raste të shumta janë Greqia me 967, Gjermania 927, Serbia (702), Taxhikistan 649, Franca 520, Rusia 408, Belgjika 369, Mbretëria e Bashkuar 282, Bullgaria 167, Spanja 152, Republika Çeke 146 dhe Zvicra 105. Drejtori i Organizatës Botërore të shëndetësisë deklaroi se më shumë se 20 mijë raste dhe 35 viktima të fruthit janë një tragjedi e cila nuk është e pranueshme./abcnews.al