OBSH: Karantina kombëtare, mjeti i fundit për të përmbajtur përhapjen e Covid-19

schedule17:11 - 13 Tetor, 2020

schedule 17:11 - 13 Tetor, 2020

Karantinat kombëtare të kufizuara në kohë janë “mjeti i fundit” për të trajtuar rritjen e rasteve. Kështu është shprehur i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19, David Nabarro, për BBC.

Duke folur në BBC Radio 4, Nabarro tha se qeveritë duhet të “bashkojnë së bashku të gjitha masat që ne e dimë se janë efektive.

“Kur bëhet fjalë për sjelljen e njerëzve kemi një kombinimi të distancimit, maskave të fytyrës, higjienës dhe vetë-izolimit për të mbrojtur të prekshmit,” tha ai.

 “Kur bëhet fjalë për atë që bën shteti, është një kombinim i provave, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe aftësisë për t’u marrë me vatrat kur ato krijohen.”

Nabarro shtoi se Covid-19 po bëhet “një sëmundje e njerëzve të varfër dhe të pafavorizuar, kështu që ne me të vërtetë duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre që kanë më pak burime”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!