Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi ditën e sotme se ka shenja që vendet e Evropës kanë mësuar që të menaxhojnë “shpërthimet” e rasteve me koronavirus.
Kjo ka ndodhur edhe pse numri i të infektuarve është rritur që prej heqjes së masave kufizuese si dhe karantinës.
Në një konferencë për media të OBSH, Bruce Aylward, Këshilltar i Lartë i Drejtorit të Përgjithshëm, theksoi njohuritë “e jashtëzakonshme”, kapacitetet dhe aftësitë që ekzistojnë tani për të luftuar rritjen e numrit të rasteve, të cilat janë “ndërtuar” që nga piku i pandemisë në Evropë në mars.
“Evropa ka mësuar se si të identifikojë, izolojë, karantinojë,” tha ai.
“Po ashtu, ka mësuar të identifikojë sesi të vendosen masat individuale, kështu që ne kemi parë tashmë në disa zona të Evropës një ndryshim shumë të shpejtë në ato që ishin disa kthesa me rritje të shpejtë.” /abcnews.al/


