Obama dëshiron që figurën e tij në film ta interpretojë ky reper

schedule14:01 - 29 Nëntor, 2020

schedule 14:01 - 29 Nëntor, 2020

Barack Obama i ka thënë “po” ambicies së Drake për të interpretuar ish-presidentin amerikan në një film. Në një intervistë për “Complex’s 360 With Speedy Morman”, teksa u pyet nëse do të jepte “dritën jeshile” për Drake që ta portretizonte në rol, tha se se reperi është “i aftë të bëjë çfarë ëndërron”.

Më duhet ta them këtë, Drake duket nga ata njerëz që është i aftë të bëjë çfarë ëndërron të bëjë. Është i talentuar, kështu që nëse vjen kjo kohë dhe ai ndihet gati…Drake ka aprovimin tim dhe të gjithë familjes madje. Mendoj se Malia dhe Sasha do të ishin kaq dakord!“, ka thënë Obama.

Obama Drake

Disa vite më parë, Drake u shpreh për revistën Paper: “Shpresoj që dikush së shpejti të bëjë një film për jetën e Obamës sepse unë mund ta interpretoj atë.” Në fakt, ish-presidenti është portretizuar edhe më herët nga shumë personazhe, por siç thotë ai nuk i ka parë të gjithë. /abcnews.al