Nxiti vetëvrasjen e gruas, arrestohet polici në Durrës

schedule09:36 - 7 Gusht, 2018

schedule 09:36 - 7 Gusht, 2018

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 47-vjeçarja Merita Hajdari i dha fund jetës duke u vetëvrarë, policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin. Sherif Hajdari, efektiv policie, sipas hetuesve ka dyshime që ka shtyrë bashkëshorten e tij të shkojë drejt vetëvrasjes.

Dyshimet e grupit hetimor janë ngritur mbi dëshminë e dhënë nga vetë efektivi i policisë, i cili mësohet të ketë deklaruar që para se bashkëshortja e tij të qëllonte veten me plumb në kokë kanë debatuar ashpër. Vetë efektivi nuk ka dhënë shumë detaje mbi motivin e konfliktit, por ka pohur se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ishte mjaft e tensionuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës. /abcnews.al