Është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një djalë në lagjen numër 6 të Durrësit. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se gjendja e 17 vjeçarit është e stabilizuar, por pritet të marrë ndihmën mjekësore.
Gazetarja është rikthyer sërish në lagjen 18 të këtij qyteti, ku sipas saj gjendja e rënduar. Policia ka zgjeruar kordonin ku lejohen familjarët e mediat.
Ndërkohë policia vijon ndihmat me bombola oksigjeni për personat e mbetur nën rrënoja.
Sipas burimeve të spitalit raportohen 7 të vdekur, 4 gra, 2 burra, 1 fëmijë, ndërsa 210 kanë marrë ndihmë mjekësore. /abcnews.al