Numri i lexuesve, të rinjtë në “luftë” me kohën dhe internetin

schedule19:13 - 2 Qershor, 2019

schedule 19:13 - 2 Qershor, 2019

Numri i lexuesve në Shqipëri është në rritje, sipas librashitësve. Interesi i qytetarëve për romanet është i lartë, por shumë pak prej tyre kanë kohë për t’i kushtuar vëmendje. Shume prej lexuesve bëjnë fajtor angazhimet rutinë, por edhe internetin.

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh”. Kështu ka thënë dikur poeti rus Joseph Brodsky. Mos leximi është për pasojë e kohës së limituar.

Por jo vetëm. Sot interneti është një tjetër “kurth”, që po i vjedh kohën librit. Edhe pse vazhdimisht në luftë me këto dy faktorë, libri vazhdon të jetë në modë dhe lexuesit e saj duket se po rriten çdo ditë. Kështu u shpreh një librashitëse në një librari në Tiranë.

“Lexojnë, por që është edhe pjesa e tendencës, e elektronikës që kanë informacione dhe i lexojnë nga andej. Tani ka hyrë pjesa online. Mosha mbi 30 vjeç që lexojnë. Edhe fëmijët priren që prindërit t’u blejnë libra”, tha ajo.

Rrugëve të Tiranës, nuk është shumë e vështirë të gjesh njerëz që çdo moshë e kanë pasion librin.

Për disa një rutinë dhe ata që leximin e kishin pamundësi.

“Tani që jam në punë më pak se më përpara”.

“Rutinë. Jam në punë dhe është pak e vështirë”.

INSTAT një vit më parë publikoi statistikat, ku 1 milion shqiptar nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër. Rreth 102 mijë prej tyre kanë lexuar 5-10 libra, ndërsa 44 mijë shqiptarë më shumë se 10 libra./ABC News Albania 24/7