Numri dy i Prokurorisë përballet me vettingun, pasuria që ka deklaruar Thoma Jano

schedule14:05 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:05 - 13 Shkurt, 2020

Thoma Jano, zv.Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme po përballet me vettingun. Në këto momente  Jano po dëshmon përpara Komisoonit të Pavarur të Kualifikimit.

Thoma Janon, në dhjetor të 2019 është zgjedhur në rolin e zëvendësit të kryeprokurorit Olsian Çela.

Para trupës gjykuese, Jano është shprehur se në vitet 2005-2007 vajza ka qendruar  jashtë vendit. Subjekti ka thënë se vajzës i është pranuar për një master në SHBA. Në lidhje me mbulimin e shpenzimeve, vajza ka q enë asistent pedagoge në të njëjtin fakultet. Për këtë ka përfituar pagë 30 mijë dollar.

Djali i Thoma Janos në 2004, me ndërmjetësimin e shkollës ka bërë vizitë në SHBA. Përvec akomodimit është shpërblyer ne 1300 dollar për punën e kryer.

Sakaq, KPK kostaton se dokumentet për shkollimin e vajzës është i përkthyer dhe noterizuar, por pa vulë apostile.

Për figurën: Nuk ka prova, informacion që ngre dyshime për kontakte të tij me krimjn e organizuar.

KPK për Thoma Janon:

Për pasurine: Sipas ILDKPKI deklarimi i sakte, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi.

Nga hetimi i thelluar administrativ rezultoi:

– apartamentbanimi 133 m2, blerë 5 mln lekë, me kredi të butë.

KPK: përputhet dokumentacioni, pasuri e justifikuar.

– autoveturë “Mercedes” blerë në 2011, 1800 euro.

KPK: ka pasaktësi në deklarimin e cmimit të blerjes.

– Llogari bankare, e justifikuar, krijuar me 1 mln leke të ardhura nga shitja e një banese në Korcë.

/abcnews.al