“Nuk ua kemi harruar mirësinë”, familja nga Kosova i kthen ndihmën pas 20 vitesh familjes nga Durrësi

schedule18:27 - 27 Nëntor, 2019

schedule 18:27 - 27 Nëntor, 2019

Tërmeti që goditi mëngjesin e djeshëm vendin, duke shënuar viktima dhe qindra të plagosur ka tronditur mbarë kombin shqiptar.

Kosova që prej ditës së djeshme është solidarizuar duke ofruar mbështetje për Shqipërinë.

Ndërkohë, një familje nga fshati Carabreg i Deçanit në Kosovë, ka strehuar një familje nga Durrësi.

Ata nuk e harruan që familja shqiptare i hapi dyert 20 vite më parë, ku shqiptarët e Kosovës u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të genocidit serb.

Familja pme tre antarë Kazanxhi nga Durrësi, e cila i mbijetoi tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm do të streohet në familjen nga Deçani i Kosovës.

Ata e kanë strehuar familjen Qorraj gjatë luftës së Kosovës dhe tashmë ata po i kthejnë mirësinë.

“Që në kohën e luftës jemi miq të vjetër, nuk e kemi harruar miqësinë dhe vendosëm të ikim tek miqtë tanë”, ka thënë Mihal Kazanxhi, kryefamiljari nga Durrësi.

Familja nga Durrësi do të qëndrojnë disa ditë në Deçan deri në qetësimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti, ku pallati në të cilin ata bënojë ka probleme.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

“Na thanë të shkonim atje se e panë se çfarë ankthi kishim. Kishim nevojë të iknim të qetësoheshim dhe pas kaq vitesh nuk u thonim jo. Ne kemi fjetur jashtë”, ka thënë Yllka Kazanxhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!