Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur Task-Forcën për situatën e Koronavirusit ku është raportuar në lidhje me masat e marra që kanë marrë strukturat e mbrojtjes civile dhe institucionet e mbrojtjes shëndetësore.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk ka asnjë rast të konfirmuar për Koronavoirus në Shqipëri.
Manastirliu tha se janë shpërndarë 1.3 milion maska kirurgjikale në struktura e parësorit dhe spitalet e vendit gjithashtu ministrja theksoi se 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial
“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.
Janë shpërndarë 1.3 milion maska kirurgjikale në strukturat e parësoret dhe spitalet e vendit ndërsa janë 1 milion dollarë të cilët janë flokuar për fondin shëndetësor posaçërisht për të përballuar Koronavirusin. Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus”, tha Manastirliu.
Nderkohe raportuan edhe perfaqesues te strukturave te tjera te mbrojtjes civie dhe shendetesore te cilet raportuan se janw marrw masat e duhur nga tw gjithw strukturat pwr tu pwrballur me Koronavirusin./abcnews.al