Gazetari Artur Nura komentoi në studion e ABC News audiomesazhin e Ilir Metës nga qelia për militantët në protestë. Nura tha se Meta ishte programatik në fjalën e tij ndërsa shtoi se Berisha pritet të ketë një fjalim politik me akuza.
“Meta ishte programatik në fjalën e tij. Nuk e kam parë kaq racional. Foli për projekte, Berisha do të flasë në mënyrë politike, Meta iu referua programve, kërkoi gjëra konkrete, iu referuar bujqësisë. Duket që aty brenda i ka bërë punë. Nuk e kam parë kurrë kaq racional politikanin Ilir Meta.
Besueshmëria në të tilla raste, ështëe diskutueshme, bëhet fjalë për të njëjtët njerëz. Por këtu nuk ke çfarë të provosh më. Tek vija këtu rrugët ishin bosh, dhe thash po hapet një fushatë elektorale, modeste se gjysma janë këtu, gjysma janë në Europë.
Sot kur doli nga zyra ishte me Nokën dhe Bocin, s’ishte as Bardhi as Tabaku, thonë janë në SHBA, por kur hapet fushata duhet të ishin të gjithë këtu. Noka mund të frymëzojë militantët, por nuk merret pushteti me militantë.”- u shpreh Nura./abcnews.al