Nuk mbaron kalvari për shqiptarin, Belgjika e transferon për burg në Itali pas mbarimit të dënimit

schedule11:56 - 20 Gusht, 2022

schedule 11:56 - 20 Gusht, 2022

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë në Udine në bashkëpunim me agjentët e Policisë Kufitare në Milan Linate.

Për të është lëshuar një urdhër “arrest me burg” më 16 dhjetor 2019 sipas të cilit duhet të vuajë 6 vjet e 1 muaj burg për një sërë vjedhjesh të ndodhura ndërmjet 2011 dhe 2015 në shtëpi private.

Burri ishte anëtar i një bande të përbërë nga shtetas të tjerë shqiptarë, të përkushtuar ndaj vjedhjeve të banesave.

Ansa shkruan se në vitin 2018 shqiptari u largua nga Italia për tu zhvendosur fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, ku u arrestua sërish për krime të ngjashme.

Kur mbaroi vuajtjen e dënimit në Belgjikë, është ekstraduar drejt Italisë në zbatim të një urdhër-arresti evropian./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!