udine

lulzim-basha-udine-1280x720.jpg
nev ila22:13 | 10/01/2020

Në vijim të vizitës në Itali, kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Basha thotë se në takim është diskutuar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri.

Kryedemokrati bën të ditur se i ka njohur përfaqësuesit e biznesit italian me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme, të cilat, sot sipas tij, po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Në takim, Basha ka theksuar se thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës.

Gjithashtu, Basha ka deklaruar se termeti i 26 Nentorit e gjeti shtetin të papërgatitur, ndaj PD ka nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile, që të jetë gati për t’u vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes kur demokratët të vijnë në pushtet.

Më herët, Basha është takuar me zyrtarë të lartë italian dhe me drejtues e specialist të Qendrës së Emergjencave Civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia, me të cilët është rënë dakord që një qendër e tillë të ndërtohet edhe në Shqipëri./abcnews.al

17819c23fad7b99554ce74be6e1cf757.jpg
ent ela16:44 | 14/10/2019

Një vajzë 20-vjeçare u sulmua mbrëmë në rrugë në Udine  të Italisë nga një 37-vjeçar, ish-partneri i saj, i cili më pas goditi veten me thikë kuzhine, duke u plagosur rëndë.

37-vjeçari me origjinë nga Gana, u operua dhe tani po mbahet në arrest në spital për tentativë vrasjeje. Vajza raportoi lëndime sipërfaqësore në fyt.

Ngjarja ndodhi pasi të dy u takuan për t’u sqaruar pas përfundimit të marrëdhënies së tyre. Biseda më pas degjeneroi dhe 37 vjeçari nxorri thikën dhe e sulmoi.

Vajza u përpoq të kërkonte ndihmë me celularin e saj, por ishin disa kalimtarë ata që thirrën policinë. Kur arriti policia, burri po e bllokonte atë përpara një muri.

Ajo arriti të çlirohej dhe ai ra në tokë për shkak të dëmtimeve të tij. Të Premten vajza i ishte drejtuar policisë për të sinjalizuar sjelljen këmbëngulëse të 37 vjeçarit në përpjekje për ta bindur atë për t’u rikthyer së bashku. /abcnews.al

astori-1.jpg
ad min18:01 | 05/03/2018

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Kemi hapur dosjen hetimore me hipotezën e një vrasjeje të qëllimshme, ende e panjohur për ne dhe jemi në pritje të rezultatit që do të na japë autopsia”, ka thënë kreu i Prokurorisë së Udines, Antonio de Nicolo.

Davide Astori u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte vendosur para ndeshjes me skuadrën vendase.

Fill pas vdekjes u tha se ajo u shkaktuar nga një atak kardiak./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono