“Nuk kisha këpucë në stërvitjen e parë me Barçën! Messi-CR7? I acaron diçka”

schedule16:12 - 29 Maj, 2020

schedule 16:12 - 29 Maj, 2020

Andre Gomes u transferua nga Valencia te Barcelona në verën e vitit 2016, por qëndroi vetëm dy sezone në “Camp Nou”. Më pas erdhi huazimi dhe transferimi përfundimtar tek Everton, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2024.

Mesfushori portugez e vlerëson shumë kohën e kaluar te Barcelona dhe zbulon një prapaskenë interesante që lidhet me stërvitjen e parë. Më pas elozhe për Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Me të dy ka pasur fatin të luajë dhe flet për ta në prononcimin e dhënë për Eleven Sports.

 

Gjatë një ndeshje me Everton

Në ditën time të parë të stërvitjes me Barcelonën, për shkak të një keqkuptimi, nuk kisha këpucë futbolli për të luajtur. Busquets më dha një palë nga të vetat. Aktivizimi me Barcelonën ishte pika më e lartë e karrierës time, i jam shumë mirënjohës atij klubi.

Messi dhe Ronaldo? Kam mësuar shumë nga të dy, janë lojtarë me talent të jashtëzakonshëm. Duan të fitojnë gjithmonë dhe acarohen kur nuk ia dalin, edhe kur bëhet fjalë për një ndeshje miqësore. Mentaliteti i Messit dhe Ronaldos, është i pabesueshëm“, thekson Andre Gomes. /abcnews.al